Nga Rajoni
9 February 2026
Abdixhiku–Osmani: Mbështetje e plotë e LDK-së për iniciativën amerikane të Paqes dhe forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të saj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi strategjike për vendin.

Gjatë takimit, Abdixhiku u informua për iniciativën e Presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e stabilitetit global, dialogut dhe paqes, duke konsoliduar njëkohësisht pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Kreu i LDK-së i shprehu Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të partisë që ai drejton për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, thellimi i aleancave strategjike – veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si dhe rritja e rolit ndërkombëtar të Kosovës, duhet të jenë prioritete shtetërore.

Abdixhiku riafirmoi se LDK mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë të Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Anëtari i vetëm shqiptar në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim 5 September 2025
Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut19 August 2020
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj24 August 2021