Nga Vendi
10 February 2026
Goditje ndaj krimit të organizuar: 40 ton marihuanë të sekuestruara, Toshkovski paralajmëron vazhdim të aksionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, prezantoi sot në Shkup 40 ton marihuanë të sekuestruar, duke theksuar se aksioni kundër prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të kanabisit do të vazhdojë me intensitet të shtuar.

Sipas Toshkovskit, marihuana është konstatuar nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë si e prodhuar, ruajtur dhe trajtuar jashtë protokolleve ligjore të përcaktuara. Kjo do të thotë se kompanitë nga të cilat është sekuestruar kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

“Bëhet fjalë për sasi që janë trajtuar në mënyrë të paligjshme. Marihuana është ruajtur përkohësisht në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe do të përdoret si provë në kuadër të procedurës hetimore”, deklaroi Toshkovski.

Ai shtoi se aksioni po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzimeve dhe shkeljeve ligjore në këtë sektor.



Të ndryshme
Më shumë
“Ethet e Papagallit”, sëmundja që po alarmon mjekët15 May 2020
Taravari: Presim fitore bindëse, janë regjistruar parregullsi të shumta15 July 2020
DASH rikonfirmon qëndrimin ndaj Kurtit: Shmang destabilizimin, dialogu mbetet pezull30 September 2025