Sport
16 February 2026
Besimi nuk ndryshon, edhe 4 vite të tjera Armando Duka në krye të FSHF-s

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes.

Procesi i votimit u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan dhe votuan të vetmin kandidat. Sipas votimit unanim me një kandidat dhe pa mundësi zgjedhje të tjera ata vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe fuqinë e plotë të tij në krye të këtij institucioni si i pazëvendësueshëm.

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut 6 October 2025
Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà10 June 2025
DMSH Maqedoni: Zjarret e qëllimshme vështirë të kontrollohen19 August 2021