Nga Vendi
17 February 2026
Siljanovska-Davkova uron Kosovën për 18-vjetorin: “Pres thellimin e partneritetit dhe integrimin evropian”

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka uruar Republikën e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke shprehur mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe qetësi institucionale.

Në mesazhin e saj urues, ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përkushtimin e përbashkët drejt integrimit evropian të rajonit.

“Urime 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne ushqejmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit. Pres me padurim thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në interes të qytetarëve tanë”, shkroi ajo.

Siljanovska-Davkova nënvizoi se raportet mes dy vendeve mbeten në frymë bashkëpunimi, me synim avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e lidhjeve në dobi të qytetarëve në të dy anët e kufirit.



Të ndryshme
Më shumë
Milaim Zeka thotë se kjo ish – konkurente e “Për’puthen” është ‘taksirati për divorcim nga gruaja’ 8 October 2021
Në bazën e NATO-s janë edhe 14 shtetas të Maqedonisë, tregon Osmani17 August 2021
Bujar Osmani: BDI do të propozojë lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 3 June 2025