Nga Vendi
23 February 2026
“Gjithçka është kundër meje”. Grubi shpreh pasiguri në paraburgim, reagon burgu i Shutkës

Shkup – Artan Grubi është shprehur se ndihet i pasigurt gjatë qëndrimit në paraburgim, duke deklaruar se situata rreth tij është e rënduar.

“Ndihem i pasigurt, sepse praktikisht të gjithë janë kundër meje. E shihni vetë, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje”, është shprehur Grubi. Ai ka theksuar gjithashtu se ka shqetësim për praninë e disa personave të tjerë në paraburgim.

Nga ana tjetër, nga burgu i Shutkës kanë deklaruar se nuk do të ketë persona të tjerë në të njëjtën dhomë me Grubin, duke garantuar masa sigurie gjatë qëndrimit të tij.

Burimi: Alsat-M



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata italiane anulon gjobat e karantinës: Janë të paligjshme 3 August 2020
U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana22 June 2021
Tetë arsyet pse është mirë të kesh një ‘partner pune’ 2 July 2020