Nga Vendi
23 February 2026
Mickoski: Maqedonia zgjedh ekonominë e dijes, themelohet Këshilli për Inovacione

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se formimi i Këshillit për Inovacione, Zhvillim Shkencoro-Teknologjik dhe Sipërmarrje shënon një moment të rëndësishëm për orientimin strategjik të vendit drejt një ekonomie moderne dhe konkurruese.

Në fjalimin e tij gjatë seancës konstituive, Mickoski theksoi se ky trup nuk është një formalitet, por një instrument kyç për transformim, ku shkenca, kërkimi dhe digjitalizimi do të bëhen shtytës të rritjes ekonomike. “Qëllimi ynë është i qartë – ta shndërrojmë dijen në inovacion, inovacionin në produkt dhe produktin në vende të reja pune”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, Programi Katërvjeçar për nxitjen e inovacioneve do të krijojë kornizë mbështetëse nga ideja fillestare deri te komercializimi i plotë, duke mbështetur start-up-et, kompanitë teknologjike dhe ndërmarrjet inovative.

Ai shtoi se suksesi do të varet nga bashkëpunimi mes Qeverisë, Agjencisë INOVA, universiteteve dhe sektorit privat, me synim ndërtimin e një ekosistemi të unifikuar zhvillimi.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme30 April 2025
Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit10 September 2020
Nga Kosova e vitit 1999 te “Fadil Vokrri”: Historia që i afroi dy vendet dhe mikpritja për tifozët irlandezë që u bë temë në mediat e këtij vendi25 September 2026