Nga Rajoni
23 February 2026
Radev: Pa ndryshime kushtetuese për bullgarët, s’ka negociata për BE-në me Maqedoninë e Veriut

Sofje/Shkup – Ish-presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, në përputhje me konsensusin evropian të korrikut 2022, përpara se të mund të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për Berliner Zeitung, të raportuar nga Deutsche Welle, Radev theksoi se procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, duke shtuar se Bullgaria dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejt, por mbi bazën e respektimit të marrëveshjeve.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Hristijan Mickoski foli për mundësinë e një skenari alternativ, ku vendi mund të anëtarësohej pa të drejtë vote, si mënyrë për të shmangur veton bullgare.

Radev shprehu gjithashtu rezerva ndaj idesë për anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të minojë parimet evropiane. Ndërkohë, sipas sondazheve të fundit, lëvizja e tij politike kryeson me rreth 33 për qind të mbështetjes para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari.



Të ndryshme
Më shumë
Oriola Marashi shfaqet ‘topless’ në paraqitjen e radhës, ndërsa befason fansat me figurën trupore31 August 2021
Lajm i bujshëm: Luana Vjollca largohet nga Top Channel pas 15 vitesh24 August 2021
Rreziku nga varianti Delta tek të pavaksinuarit?13 August 2021