Nga Rajoni
24 February 2026
Miratohet agjenda dhe logoja zyrtare për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026, takimi është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues ka qenë ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësuesve nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar gjerësisht për agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve të manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim organizimin sa më dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë shtetërore.

Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ ka miratuar agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit, ndërsa institucionet përgjegjëse do të vijojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi i fundit: Nuk ka asnjë provë që paracetamoli gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët11 November 2025
Sot varroset 37 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci, nënë e 5 fëmijëve29 July 2021
Shkupi e shënon 58 vjetorin e tërmetit katastrofik26 July 2021