Nga Rajoni
24 February 2026
Tërmet 4.2 ballë trondit vendin, lëkundjet ndihen në Tiranë dhe disa qytete

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mbrëmjen e së martës, më 24 shkurt, në disa zona të vendit, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti është regjistruar në orën 20:00 me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë në Rrasë të Elbasanit, me koordinata 40.98°N dhe 19.835°E, ndërsa thellësia e regjistruar ka qenë 10 kilometra, lëkundjet janë ndier gjithashtu në Tiranë dhe në qytete të tjera përreth, duke u perceptuar për disa sekonda nga banorët.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti para Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka gabime faktike, historike dhe juridike 1 October 2026
Zaevi i përgjigjet Selës: Duhet të tregosh pse duhet të dorëhiqem16 September 2021
Hashim Thaçi feston ditëlindjen, i biri e uron me fjalë plot mall dhe krenari24 April 2026