Nga Rajoni
24 February 2026
Kamionët të bllokuar në Qafë Thanë, shoferët në alarm, po mbaron ushqimi dhe nafta

Dhjetëra kamionë vijojnë të mbeten të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë një zgjidhje të shpejtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur e kanë të pamundur të aksesojnë Tiranën dhe alternativa e vetme mbetet tranziti përmes shtetit fqinj, procedurë që kërkon marrëveshje të posaçme, kosto shtesë dhe kohë pritjeje.

Shoferët shprehen se prej disa ditësh ndodhen në kushte të vështira, me temperatura të ulëta dhe mungesë të theksuar ushqimi e uji, disa prej tyre deklarojnë se kanë që nga dita e diel që presin në kufi, ndërsa furnizimet po shkojnë drejt fundit, të tjerë theksojnë se edhe nafta po mbaron, duke i detyruar të zbresin për t’u furnizuar, situatë që rëndon më tej gjendjen e tyre.

Ata kërkojnë hapjen sa më të shpejtë të rrugës për të vijuar transportin e mallrave drejt destinacioneve si Durrësi dhe më tej jashtë vendit, ndërsa theksojnë se pritja e gjatë po ndikon jo vetëm në punën e tyre por edhe në familjet që i presin në shtëpi.

Ndërkohë, situata ka prekur edhe transportin e udhëtarëve, operatorët kanë rritur çmimet e biletave duke argumentuar se devijimet në rrugë alternative dhe zgjatja e itinerareve kanë sjellë rritje të kostove operative.



Të ndryshme
Më shumë
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për përballjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë 6 October 2025
Vuçiq shprehet “i brengosur”: Kosova po fillon një fushatë të re të njohjeve 1 September 2021
YouTube fshin miliona lajme të rreme për koronavirusin26 August 2021