Nga Vendi
25 February 2026
Transformohet rruga “Metodija Mitevski” në Çair, asfalt i ri, trotuare të standardizuara dhe ndriçim modern

Në rrugën “Metodija Mitevski” në Komunën e Çairit kanë përfunduar punimet për asfaltimin e plotë të segmentit rrugor, pas rregullimit dhe standardizimit paraprak të trotuareve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Ky investim synon rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe vozitësit, si dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në këtë zonë të frekuentuar. Me trotuare të rregulluara sipas standardeve dhe me shtresë të re asfalti, rruga tashmë ofron lëvizje më të sigurt dhe më komode për banorët.

Punimet do të vijojnë me vendosjen e ndriçimit publik si fazë përfundimtare e projektit, duke e bërë hapësirën më funksionale dhe më të sigurt gjatë orëve të mbrëmjes.

Autoritetet komunale paralajmërojnë se me të njëjtin intensitet do të vazhdohet edhe me asfaltimin e rrugëve të tjera të planifikuara në kuadër të projekteve infrastrukturore për Komunën e Çairit.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova triumfon në Bratisllavë 4-3 ndaj Sllovakisë, finalja pranë26 March 2026
Shoferi nga Maqedonia kapet me shpejtësi 252 km/h në autostradën Nish-Beograd27 September 2021
SPB Tetovë thirrje qytetarëve: Mos i lini makinat ndezur 5 July 2021