Nga Vendi
25 February 2026
Përplasje për Ligjin e Arsimit të Lartë, Universiteti i Tetovës kërkon tërheqje, ministrja refuzon

Universiteti i Tetovës kërkon tërheqjen e Propozim Ligjit për Arsimin e Lartë, duke vlerësuar se ai cenon autonominë universitare dhe vendos mekanizma që zbehin kompetencat e institucioneve të arsimit të lartë. Rektori Jusuf Zejneli deklaroi se shqetësimi kryesor lidhet me parashikimin e një këshilli universitar, i cili sipas tij ndërhyn në pavarësinë e universitetit, ndërsa vërejtje të shumta ka edhe për akreditimin e studimeve të doktoraturës dhe kriteret për thirrjet shkencore.

Sipas Zejnelit, Senati i Universitetit ka propozuar që ligji të tërhiqet dhe të rishikohet, në mënyrë që drafti i ri të jetë në harmoni me gjendjen reale dhe kapacitetet akademike.

Megjithatë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, theksoi se ligji ndodhet në debat publik për një muaj dhe të gjithë kanë të drejtë të japin vërejtje, por ai nuk do të tërhiqet. Ajo shtoi se ndryshimet synojnë të ardhmen e të rinjve dhe përmirësimin e sistemit arsimor.

Propozim Ligji vazhdon të jetë i hapur për komente në platformën ENER, ndërsa debatet mes institucioneve akademike dhe Ministrisë mbeten të ashpra për shkak të kritereve të konsideruara rigoroze nga stafi universitar.



Të ndryshme
Më shumë
Edhe pronari i kompanisë së sigurimit përfshihet në hetimet për zjarrin në Koçan 9 June 2025
Sfidat me fondet IPA në mjedis, institucionet kërkojnë zbatim më efikas dhe koordinim më të fortë 2 April 2026
Kurti nis komunikimet me opozitën: Javën e ardhshme duam ta kemi presidentin 2 October 2026