Nga Vendi
26 February 2026
Azir Aliu mesazh për unitet në ASH, përplasjet janë procese të shëndosha demokratike

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pas iftarit të organizuar nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapçishtë, theksoi se grupi i ASH-së që është pjesë e VLEN-it ka punuar që nga dita e parë për bashkimin e partisë, duke vlerësuar se përçarjet janë të dëmshme dhe nuk janë në dobi të qytetarëve.

Aliu deklaroi se angazhimi për një Aleancë më të bashkuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shtuar se qëllimi është që ASH të jetë më e fortë dhe më e konsoliduar se kurrë më parë.

I pyetur për mungesën e zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe nëse kjo nënkupton ndonjë përplasje të brendshme, ministri tha se përplasje ka kudo, në familje, në lagje dhe në vendin e punës, duke i cilësuar ato si procese të shëndosha dhe demokratike që ndodhin në çdo organizim politik.

Sipas tij, rruga e vetme është bashkimi i Aleancës dhe funksionimi në një infrastrukturë të përbashkët, ku në të ardhmen do të flitet me një zë në kuadër të VLEN-it.

Sa i përket zërave për deputetin Ilir Demiri, Aliu theksoi se ai është në shtëpinë e tij politike, duke nënvizuar se Demiri është anëtar i ASH-së dhe se të gjithë kanë nisur bashkë proceset politike që nga viti 2017 nën emrin Aleanca për Shqiptarët, me të njëjtin vizion dhe organizim.



Të ndryshme
Më shumë
“Kërkoi 600 euro për të bërë emisionin”, Eni Çobani i përgjigjet qytetares: Kush shan është i sharë21 September 2021
“Unë isha vetëm 13 vjeç kur mami më martoi në kuzhinë! Pastaj na tha: Shkoni tek dhoma…”28 May 2020
Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Berishës25 March 2022