Nga Rajoni
27 February 2026
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon transferim nga burgu 313, pretendon rrezik për jetën

Një ditë pas ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë, Durim Bami i është drejtuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me një kërkesë zyrtare për të mos u mbajtur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “313” në Tiranë, por për t’u transferuar në burgun e Fushë Krujës.

Sipas një shkrese të hartuar nga avokati i tij, argumentohet se në ambientet e burgut 313 jeta e Bamit është në rrezik, pasi aty ndodhen persona që, sipas pretendimeve të mbrojtjes, kërkojnë eliminimin fizik të tij. Në dokument theksohet nevoja për masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë personale dhe për shmangien e çdo situate që mund të cenojë integritetin e tij.

Kërkesa për transferim vjen në një moment delikat, menjëherë pas kthimit të tij në Shqipëri, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas SPAK, Bami akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për veprat penale grup i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i autoriteteve penitenciare lidhur me kërkesën për transferim dhe nëse do të merren masa shtesë sigurie në funksion të garantimit të rendit dhe integritetit brenda sistemit të burgjeve.



Të ndryshme
Më shumë
Setien: “Atë që ndodhi me VAR-in e pa e gjithë bota”22 June 2020
Edi Rama paralajmëron sërish studentët: Kush s’vaksinohet nuk mund t’i ndjek mësimet 9 September 2021
Është ulur numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Tetovës28 September 2021