Nga Vendi
22 July 2020
Kreshnik Bekteshi infektohet me COVID-19

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektoshi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkruan Bekteshi.

Ai thotë se nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

“Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkruan Bekteshi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Me energji të re, mundemi akoma më shumë dhe më mirë29 August 2020
Deputetja Mimoza Musa braktis Arben Taravarin23 May 2025
BE thotë se do të vazhdojë ta mbështesë Gjykatën Speciale, nuk komentojnë ngjarjet në Kosovë22 September 2026