Nga Vendi
28 February 2026
Begaj nderohet me Çelësin e Qytetit në Gostivar, ceremoni me emocione dhe simbolikë të veçantë

Kryetari i Komunës së Gostivar, Valbon Limani, priti sot në një ceremoni të veçantë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me simbolikë të theksuar, Begaj u nderua me Çelësin e Qytetit të Gostivarit, një akt që përfaqëson mirënjohje dhe respekt institucional ndaj kreut të shtetit shqiptar. Ceremonia u shoqërua me mesazhe vlerësimi për rolin e Shqipërisë dhe për lidhjet e forta mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Kryetari Limani e cilësoi vizitën si një moment të rrallë ku politika kalon në emocion, duke theksuar rëndësinë e pranisë së presidentit shqiptar në Gostivar dhe vëmendjen e dhënë ndaj qytetit dhe qytetarëve të tij.

Vizita e Begajt në Gostivar vjen në kuadër të qëndrimit të tij zyrtar në Maqedoninë e Veriut, me takime dhe aktivitete që synojnë forcimin e bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve tradicionale mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
“Lamborghini” shpejtonte 236 km/h në rrugën Tiranë-Vlorë, ndalohet nga policia 5 July 2020
Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë29 July 2021
Djali i Cimes tregon anën e panjohur të humoristit13 September 2021