Nga Rajoni
1 March 2026
Kurti: Mandat për reforma, investime dhe zgjidhje konsensuale për Presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja VETËVENDOSJE!, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të fundit përbën mandat të qartë për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin e vendit.

Ai paralajmëroi investime të mëdha në ushtri, prodhim dhe projekte kapitale, si dhe modernizim të sektorit energjetik. Sipas tij, prioritet mbetet forcimi i ekonomisë dhe rritja e mirëqenies për qytetarët e Kosovë.

Në planin social, Kurti përmendi rritje të mbështetjes për familjet, investime në shëndetësi dhe përfshirjen e pagës së 13-të në sektorin publik në buxhetin e ardhshëm.

Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, ai theksoi nevojën për bashkëpunim dhe konsensus në Kuvend, duke u shprehur i hapur për një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e nevojshme parlamentare.



Të ndryshme
Më shumë
Kështu e festojnë talibanët largimin e Amerikanëve nga Kabuli31 August 2021
Maqedoni: 23 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët20 October 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut23 August 2021