Sport
3 March 2026
Cristiano Ronaldo largohet nga Arabia Saudite drejt Madridit mes tensioneve të sigurisë

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është larguar nga Arabia Saudite me avionin e tij privat, duke udhëtuar drejt Madrid, në një kohë kur situata e sigurisë në rajon është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas raportimeve, largimi i tij ka ardhur pas një serie sulmesh me dronë iranianë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riyadh, çka ka rritur tensionet diplomatike dhe shqetësimet për sigurinë e qytetarëve dhe të huajve që ndodhen në vend.

Avioni privat i Ronaldos, modeli Bombardier Global Express, është nisur nga Riyadh dhe ka mbërritur në Madrid pas një fluturimi që ka zgjatur rreth shtatë orë. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse me të kanë udhëtuar edhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, si dhe pesë fëmijët e tyre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shumë shtetas të huaj po përdorin avionë privatë për t’u larguar nga rajoni, për shkak të pasigurisë së krijuar pas zhvillimeve të fundit.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 1929 August 2020
Bullizmi në shkolla 4 March 2022
Gjobiten 500 mjekë në Maqedoni, dhanë receta për sëmundje specifike17 June 2021