ShowBiz
4 March 2026
Publiku vendos, dasma e Big Brother VIP Albania 5 mes Gimbos dhe Selinës

Me 82 për qind të votave, publiku ka vendosur që dasma simbolike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 të organizohet mes Gimbos dhe Selinës, duke i lënë pas dy çiftet e tjera në garë.

Në sondazhin e publikuar në faqen zyrtare në Instagram të spektaklit, çiftet Edisa dhe Stenaldo, si dhe Egi dhe Greta, morën dukshëm më pak mbështetje nga ndjekësit.

Momenti u shoqërua edhe me një situatë spontane brenda shtëpisë. Seli u shpreh se i mungonte një propozim, ndërsa Gimbo reagoi menjëherë duke i “propozuar” live para banorëve dhe publikut.

Kështu, gjatë kësaj jave, shikuesit do të ndjekin organizimin e një dasme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një ngjarje që pritet të sjellë emocione, surpriza dhe dinamika të reja mes banorëve.



Të ndryshme
Më shumë
Të dielën mbahet marsh protestues në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së24 September 2026
Franca “e humb kontrollin”: Pas Britanisë, kërcënon me sanksione një shtet tjetër të madh evropian21 October 2021
Selin bën një dedikim të veçantë për lidhjen me Gimbon 24 September 2026