Nga Vendi
4 March 2026
42 Milionë Euro për Kompleksin e Ri Universitar në Çair, investim që synon transformimin e arsimit shqiptar

Kryetari i Komunës së Çairit ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar se në këtë komunë ka nisur ndërtimi i një kompleksi universitar modern, investim që kap vlerën e 42 milionë eurove.

Sipas tij, projekti pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në infrastrukturën akademike dhe të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin universitar. Ai është shprehur se, “Me 42 milionë euro investim, po ndërtohet një kompleks universitar modern që do të transformojë hapësirën akademike shqiptare.”

Kompleksi universitar, sipas informacioneve të bëra publike, do të përfshijë hapësira bashkëkohore mësimore, infrastrukturë funksionale dhe ambiente të përshtatura me standardet moderne të arsimit të lartë. Ky investim konsiderohet si një nga projektet më të mëdha në fushën e arsimit në këtë zonë.

Ndërtimi i këtij kompleksi pritet të ndikojë jo vetëm në zhvillimin arsimor, por edhe në dimensionin ekonomik dhe urban të Çairit, duke e pozicionuar komunën si një qendër të rëndësishme akademike për shqiptarët në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë 9 September 2021
Zv/ministrat, Nuhiu në drejtësi, Bushi në polici13 September 2020
Rita dhe Fidani befasojnë të gjithë me veprimin e fundit!30 July 2021