Nga Bota
5 March 2026
Tensione SHBA–Spanjë, Shtëpia e Bardhë flet për marrëveshje, Madridi e mohon

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Spanja ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane, pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare. Megjithatë, autoritetet në Madrid kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

Një ditë më parë, Trump kishte premtuar se do të ndërpresë raportet tregtare me Spanjën për shkak të qëndrimit të saj lidhur me sulmet amerikano izraelite ndaj Iranit. Duke komentuar situatën, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh se “më është thënë se Spanja ka pranuar të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane”.

Deklaratat e kundërta nga Uashingtoni dhe Madridi kanë shtuar paqartësitë rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ngritur pikëpyetje për zhvillimet e mëtejshme diplomatike dhe tregtare.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-1924 August 2021
Basha: Ndryshimi po vjen, do t’i japim fund tranzicionit shqiptar25 March 2021
Kurti në Paris, takon Macron, kërkon mbështetje për integrimin evropian dhe sigurinë28 March 2026