Nga Vendi
23 July 2020
Vazhdon gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Lidhja ndërkombëtare” ku janë të akuzuar Bojan Jovanovski-Boki 13, Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”.

Në seancën e sotme mbrojtja duhet të vazhdojë të japë fjalë hyrëse.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremova.

Në seancën e kaluar në fjalët hyrëse, prokurorja Vilma Ruskoska tha se do të dëshmojë se të akuzuarit, me vetëdije i kanë kryer veprat dhe se prej fillimit kjo organizatë është bazuar në gënjeshtra, për t’iu marrë para biznesmenëve Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski.

Të akuzuarit, megjithatë, u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfehet Krist Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli29 September 2025
Të shtunën, seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë27 August 2020
Kryeministri i Pakistanit përsëri fajëson gratë për dhunimet seksuale: Po veshin pak rroba, burrat s’janë robotë25 June 2021