Nga Vendi
5 March 2026
Erdogan pritet në Shkup këtë pranverë, Mickoski konfirmon takimin e parë zyrtar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur në seancën e Kuvendit se gjatë kësaj pranvere pritet të realizohet vizita e parë zyrtare e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Mickoski theksoi se takimi është dakorduar në bisedat e zhvilluara me presidentin turk. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup”, deklaroi ai, duke shtuar se data e saktë ende nuk është konfirmuar.

Kryeministri vlerësoi rolin e ambasadorit turk në Shkup, duke e cilësuar si diplomat të nivelit të lartë që ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai u shpreh i bindur se vizita do të realizohet së shpejti dhe se do të jetë një moment i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Sipas Mickoskit, partneriteti mes dy shteteve është intensifikuar në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin dhe arsimin e lartë, ku një numër i madh turistësh dhe studentësh turq janë të pranishëm në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti pret ambasadorin polak, në qendër të takimit kontributi për rindërtimin e Shkupit31 July 2026
Carovska: Situata me Covid-19 është e qëndrueshme, vazhdojmë mësimin me prezencë fizike22 September 2021
Alstory / Çejku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi disa herë shpalljen time non grata29 June 2025