Nga Rajoni
5 March 2026
Osmani: Sakrifica e Jasharëve në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe rëndësinë historike të ngjarjeve të marsit 1998 në Prekaz.

Osmani theksoi se përballjet e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz shënuan një kthesë të madhe për historinë e Kosovës, duke e cilësuar qëndresën e familjes Jashari si simbol të sakrificës dhe të luftës për liri.

“Muaji mars ishte muaji i përballjeve që vendosën drejtimin e historisë tonë. Pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në zemër të Prekazit, historia jonë mori drejtim të ri”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se në kullat e Prekazit komandanti legjendar Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, zgjodhën sakrificën përballë përkuljes dhe lirinë përpara frikës.

“Në ato tri ditë, 58 shpirtëra u bënë dritë për një popull. Krismat e armëve nuk ishin vetëm zhurmë baruti, por thirrje për liri që zgjoi Kosovën dhe ndërgjegjen e botës”, deklaroi presidentja.



Të ndryshme
Më shumë
Irina Shayk pozon topless për të promovuar modelet e saj të reja të këpucëve 3 July 2021
Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania29 July 2020
Goran Bregovic shijon jugun e Shqipërisë, pushon me Richard Grenell 6 August 2021