Nga Vendi
5 March 2026
Shefi i NATO-s ngre alarmin për Iranin, paralajmëron rrezik të mundshëm për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Irani mund të shndërrohet së shpejti në një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës, duke theksuar nevojën për vigjilencë dhe veprim të koordinuar ndërkombëtar.

Në deklaratat e tij, Rutte u shpreh se është thelbësore që Irani të mos krijojë kapacitete që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe sigurinë e vendeve evropiane. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit.

“Irani është afër të shndërrohet në një kërcënim për Evropën”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që ky skenar të mos realizohet.

Shefi i NATO-s shprehu edhe mbështetjen për veprimet e presidentit amerikan Donald Trump, të cilat synojnë dobësimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit.



Të ndryshme
Më shumë
Ministria e Shëndetësisë: Gjendja epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, nuk ka raste të reja të konfirmuara me ethe të Nilit Perëndimor 1 August 2026
Gjyshja 61-vjeçare dhe i dashuri 24 vjeç fejohen, jetën e tyre seksuale e përshkruajnë si “të mahnitshme”13 August 2021
Numërimi drejt fundit: Zgjedhje të reja apo president në Kosovë 2 October 2026