Nga Vendi
5 March 2026
Ali Ahmeti përkujton 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar sot 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, një ngjarje që mbetet simbol i krenarisë dhe kujtesës kombëtare për shqiptarët anë e mbanë botës.

“Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë. Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me “besa besë” e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan Ahmeti.

Ai thekson se Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës, ndërsa gjaku i derdhur në Prekaz dhe anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e veriut: statistikat në 24 oret e fundit 16 July 2020
Del libri i bujshëm, Enveri dërgoi 675 diversantë dhe spiunë kundër Titos 3 July 2020
Drilon Gashi: Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë me fenë islame 30 July 2021