Nga Vendi
5 March 2026
Arben Taravari nderon 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike dhe heroizmin e familjes Jashari.

“Në 5 mars, 1998, në Prekaz do të shkruhej një nga faqet më heroike dhe patriotike. Këtë legjendë do ta përjetësonte me gjakun e vet Adem Jashari e gjithë familja e tij. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi UÇK-së!”, deklaroi Taravari.

Ky përkujtim shërben si reflektim mbi sakrificën dhe trimërinë që formësuan themelin e rezistencës shqiptare dhe simbolizojnë përjetësinë e luftës për liri dhe pavarësi.



Të ndryshme
Më shumë
Marshim masiv në Londër kundër ekstremizmit, qindra mijëra në rrugë29 March 2026
Gjyshi rrah për vdekje mbesën, sepse kishte veshur xhinse30 July 2021
BE dhe Australia arrijnë marrëveshje historike për tarifa më të ulëta24 March 2026