Nga Vendi
5 March 2026
Izet Mexhiti: Sakrifica e familjes Jashari mbetet udhërrëfyes për kombin shqiptar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike të sakrificës së familjes Jashari dhe rolin e saj në historinë e re të shqiptarëve.

“Në ditët e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. UÇK-ja e kryekomandantit Adem Jashari është krenaria e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se kujtimi i Epopesë së UÇK-së dhe i sakrificës së familjes Jashari mbetet një moment reflektimi për unitetin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Arsovski: Gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit 1 September 2021
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 October 2026
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut10 August 2021