Nga Vendi
6 March 2026
Punëtorët paralajmërojnë protestë më 14 mars, kërkojnë pagë minimale 600 euro

Punëtorët në vend kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 14 mars, ku do të kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritjen e pagave të tjera për 6,000 denarë. Protesta do të nisë në orën 12.05 nga Oda e Punëtorëve dhe do të vazhdojë drejt Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë.

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, tha se ora e protestës simbolizon faktin se ka kohë që ka kaluar momenti për reagim nga institucionet.

“14 mars në orën 12.05, sepse ka kaluar që moti pesë në 12, nga Oda e punëtorëve fillojmë një protestë të re deri në Kuvend, Oda ekonomike dhe Qeveria ku punëtorët më në fund duhet të inkurajohen të dalin dhe të kërkojnë rritje të pagës minimale si dhe rritje të të gjitha pagave të tjera”, deklaroi Trendafilov.

Ai paralajmëroi se nëse kërkesat e punëtorëve nuk merren parasysh edhe pas kësaj proteste, sindikatat nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të një greve të përgjithshme.



Të ndryshme
Më shumë
Dardan Krivaqa paska pasur këtë familjar në polici, ajo ia paska mbyll të gjitha rastet! 7 September 2021
E pyesin se kur do të martohet, Robert Berisha: Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë21 September 2021
Tetë shtetas të Maqedonisë, përfshi dhe katër fëmijë u evakuuan nga Izraeli18 June 2025