Nga Vendi
6 March 2026
Ali Ahmeti nderon Jasharët në Prekaz dhe bën homazhe te varri i Fehmi Lladrovcit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Kosovë me rastin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, vizitoi Kullën e Jasharëve në Prekaz, ku u prit nga Rifat Jashari dhe përkujtoi sakrificën e familjes legjendare për lirinë e Kosovës.

Në këtë vizitë, Ahmeti theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të familjes Jashari për kombin shqiptar. “Familja Jashari mbetet shembull që duhet ndjekur, frymëzim për të sakrifikuar gjithçka nga jeta jonë për të ardhmen e gjeneratave të reja”, u shpreh ai.

Më pas, në Prekaz, së bashku me anëtarë të familjes Jashari, gjeneralë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmeti bëri homazhe për Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharin dhe 59 dëshmorët e rënë gjatë betejës historike të marsit 1998.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Ahmeti bëri homazhe edhe te varri i Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xheva Lladrovci, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet shembull i përkushtimit ndaj lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Planin B për taksën ekologjike do ta thonë qytetarët28 June 2021
Maqedoni: Nuk ka më festa me këngëtar, kufizohet edhe numri i mysafirëve në objektet hotelierike 5 October 2020
Serbia nuk e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit, lobon kundër njohjes së Kosovës20 August 2021