Nga Bota
6 March 2026
Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin pa dorëzim të pakushtëzuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin nëse nuk ka një dorëzim të pakushtëzuar nga ana e Teheranit.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se pas një ndryshimi në udhëheqjen e Iranit, SHBA dhe aleatët e saj do të angazhohen për ta ndihmuar vendin të rikuperohet ekonomikisht.

“Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm, ne dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Trump.

Ai shtoi se Irani ka potencial për një të ardhme më të mirë, duke përmbyllur mesazhin e tij me sloganin, “Irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh”.



Të ndryshme
Më shumë
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës konfirmon rrugën e drejtë të vendit19 March 2026
Filipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë, nevojitet vaksinim i plotë31 August 2021
Haradinaj flet pas debaklit që pësoi në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh18 October 2021