Sport
6 March 2026
Meksika Garanton Sigurinë për Finalet e Botërorit 2026

Meksika ka dhënë garanci se finalet e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohen me siguri të plotë në këtë vend. Ministri i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch, udhëhoqi një mbledhje me përfaqësues të FIFA për të diskutuar masat që do të merren në prag të turneut, që do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Në takimin morën pjesë edhe zyrtarë nga tre shtetet federale mikpritëse dhe përfaqësues ushtarakë, me qëllim të shtimit të sigurisë në zonat ku do të zhvillohen ndeshjet, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe tifozëve që do të vizitojnë vendin.

Ky paralajmërim vjen pas trazirave të fundit në Meksikë, pas vrasjes së bosit të kartelit të drogës, El Mencho, në shtetin e Jalisco, një nga zonat organizatore të Botërorit. Në shtetin e Nuevo Leon pritet të luajë edhe Shqipëria nëse kualifikohet në fazën finale. Meksika do të presë gjithsej 13 ndeshje të turneut, që do të jetë një ekskluzivitet i TV Klan.



Të ndryshme
Më shumë
Testet e shpejta për Kovid-19 do të kushtojnë 1.000 denarë18 October 2020
Ndodh e papritura në “Big Brother VIP”, dy konkurrentët puthen në buzë26 October 2021
Goditje e re për xhepat e qytetarëve në Zvicër: Tarifat e sigurimit shëndetësor shtrenjëtohen sërish29 September 2026