Nga Vendi
7 March 2026
Mickoski paralajmëron masa nëse rriten çmimet e naftës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria është e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë rritje të menjëhershme dhe drastike të çmimeve të naftës dhe derivateve të saj.

Ai theksoi se edhe pse Komisioni Rregullator i Energjetikës është institucion i pavarur dhe vendimet e tij nuk komentohen nga Qeveria, ekzekutivi ka mekanizma në dispozicion për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Mickoski u shpreh se në rast të rritjes së madhe të çmimeve, Qeveria mund të shqyrtojë uljen e akcizave ose të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tij, prioritet mbetet mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe stabiliteti i çmimeve.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se është zhvilluar një takim me distributorët e naftës, nga i cili është konkluduar se në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve dhe nuk ka arsye për panik.

Duke komentuar raportimet se disa pika karburanti kanë ndaluar furnizimin e automjeteve pas orës 22:00 për të ruajtur rezervat dhe për t’i shitur më shtrenjtë më vonë, ai paralajmëroi masa ndëshkuese. Mickoski tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe çdo sjellje devijuese do të sanksionohet sipas ligjit.

Ndërkohë, Komisioni Rregullator i Energjetikës pritet të publikojë të hënën çmimet e reja të derivateve të naftës.



Të ndryshme
Më shumë
“Më ishte sharë nëna, gruaja, vajza, familja e fisi”, Mozzik kritikon komentet pas Marshit për Liri13 September 2026
Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë17 October 2025
Cllevio reagon nga spitali pas një ndërhyrje: Nuk dua t’i gëzoj ata që më duan të vdekur... 24 September 2026