Nga Vendi
7 March 2026
Izet Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN ende nuk është finalizuar

Çështja e përzgjedhjes së liderit të koalicionit VLEN vazhdon të mbetet e hapur. Njëri nga drejtuesit e këtij koalicioni dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, deklaroi se ende nuk ka ndonjë zhvillim të ri në lidhje me këtë temë.

I pyetur nëse vizita në Prekaz ka të bëjë me finalizimin e çështjes së liderit të VLEN-it, Mexhiti sqaroi se qëllimi i vizitës është krejtësisht tjetër. Ai theksoi se atje shkojnë për të bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.

Mexhiti shtoi se diskutimet brenda koalicionit vazhdojnë dhe se publiku do të informohet sapo të ketë një vendim. Ai u shpreh se, sa i përket VLEN-it, po punohet dhe nuk ka diçka jashtë asaj që është thënë deri më tani, ndërsa në momentin e duhur opinioni do të njoftohet.

Sipas tij, procesi nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e një lideri, por edhe me drejtimin politik të koalicionit. Mexhiti theksoi se nuk është vetëm çështja e liderit, por po flitet për ideologjinë, programin, platformën dhe mënyrën më të mirë se si do të funksionojë VLEN-i në të ardhmen.



Të ndryshme
Më shumë
Qazimi: 1 Qershori na thërret për bashkim – një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 June 2025
Në mes të koncertit, Eleni Foureira: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare 4 July 2025
Kourtney Kardashian publikon fotografi joshëse me bikini29 July 2021