Sport
7 March 2026
Bundesliga me spektakël golash, Fisnik Asllani protagonist në fitoren e Hoffenheim

Java e 25-të në Bundesliga solli shumë emocione dhe një numër të madh golash në disa prej ndeshjeve të zhvilluara.

Hoffenheim arriti një fitore të rëndësishme 4-2 në transfertë ndaj Heidenheim, ku protagonist ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani. Ai kontribuoi fillimisht me një asist në minutën e 26-të për golin e realizuar nga Prass, ndërsa më pas shënoi edhe vetë në minutën e 49-të, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë.

Me këtë gol, 23-vjeçari arrin në kuotën e tetë realizimeve këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe pesë asistime.

Në ndeshjet e tjera të javës, Bayer Leverkusen barazoi 3-3 në transfertë ndaj Freiburg, ndërsa Leipzig fitoi 2-1 përballë Augsburg. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Hamburg ndaj Wolfsburg, ndërsa sfida mes Mainz dhe Stuttgart përfundoi në barazim 2-2.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit 8 May 2025
AKI: Mexhiti premton projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë26 September 2025
Nxënësja kosovare që është fiksuar pas profesorit prej 2018 – tës: E dua15 September 2021