ShowBiz
8 March 2026
Mali rrëfen historinë e vështirë me babanë dhe surprizon nënën në BBVA5

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mali, ka hapur sonte zemrën dhe ka rrëfyer linjën e jetës së tij, duke treguar për marrëdhëniet e komplikuara me prindërit. Ai përshkroi babanë si një njeri që “nuk na ka vlerësuar as ne, as nënën”, ndërsa nënën, Violeta Kukaj, e cilësoi si heroina e tij.

“Marrëdhënien me nënën e kam shumë të veçantë. Ka qenë shumë aktive dhe e ka arritur qëllimin. Sa herë ka pasur dasma dhe koncerte më ka marrë me vete. Babai nuk ka qenë njeri i mirë. Gjithçka që kishim punuar nuk ishte më për shkak të babit. Mendoi vetëm për vete dhe shiti gjithçka. Nuk na ka vlerësuar as ne, as nënën. Ka falur shumë nëna dhe gjëja më e logjikshme ishte ndarja,” rrëfeu Mali.

Pas këtij rrëfimi prekës, Mali u surprizua me një takim emocionues me nënën e tij, artisten Violeta Kukaj, duke e bërë momentin të paharrueshëm për të dhe banorët e shtëpisë.



Të ndryshme
Më shumë
Ja disa shenja që tregojnë se jeni të stresuar31 July 2020
Drejtësi për Klodianin: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme10 December 2020
Shakira me shaka fajëson vjehrrën për “dukjen e tmerrshme të vitit 2012” 1 July 2021