Nga Vendi
9 March 2026
Gjyqi për tragjedinë në diskotekën “Puls”, dëshmitari mohon shitjen e fishekzjarrëve të përdorur

Seanca gjyqësore për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve, ku një pronar dyqani për pajisje koncertesh mohoi se fishekzjarrët e përdorur atë natë ishin blerë tek ai.

Dëshmitari Goran Ignovski deklaroi se më herët kishte shitur disa fishekzjarrë për grupin “DNK”, por sipas tij ato kishin rreze veprimi deri në dy metra dhe ishin të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme. “Nëse distanca do të ishte një ose dy metra, nuk do të kishte pasur zjarr. Fishekzjarrët me rreze më të gjatë janë për përdorim të jashtëm”, tha ai.

Gjatë seancës u përmend edhe se shkaku kryesor i viktimave lidhet me mungesën e kushteve për evakuim. Avokati Petar Shilegov kërkoi rishqyrtimin e aktakuzës, duke deklaruar se “aktakuza është një konstruim sipas nevojës”.

Nga zjarri në diskotekën “Puls” humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë mbetën të lënduar. Gjyqi pritet të vazhdojë në seancën e radhës.



Të ndryshme
Më shumë
Apple kalon në epokë të re, John Ternus pason Tim Cook si drejtor ekzekutiv21 April 2026
Euro 2020: UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit22 June 2021
Shaqiri: Administratorët të cilët nuk do të pranojnë listën e transferimeve do të humbin vendet e punës 8 December 2020