Nga Bota
9 March 2026
Putin përgëzon liderin e ri suprem të Iranit dhe thekson mbështetjen e Moskës

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një letër Mojtaba Khameneit për të përgëzuar për marrjen zyrtarisht të detyrës si lider i ri Suprem i Iranit, duke theksuar guximin dhe përkushtimin e tij.

“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, qëndrimi juaj në këtë pozicion të lartë padyshim kërkon guxim dhe përkushtim të madh. Jemi të bindur se ju do ta mbani me nder trashëgiminë e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda,” shkroi Putin.

Ai po ashtu përsëriti mbështetjen e vazhdueshme të Moskës për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë iranianë, duke shtuar se Rusia “ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike”.

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, Rusia po ndihmon Iranin duke ofruar informacione mbi objektivat ushtarake amerikane.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska27 September 2026
Ferran Torres në radarin e Real Madridit dhe PSG-së pas shkëlqimit në Botëror21 July 2026
Disa të lënduar nga tre aksidente në Tetovë 6 August 2020