Nga Rajoni
9 March 2026
Rama dënon sulmin balistik iranian ndaj Turqisë: Shqipëria mbështet NATO-n dhe Aleatët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të dytë me raketa balistike nga Irani ndaj Turqisë më 9 mars, duke e konsideruar këtë veprim “shqetësues dhe destabilizues”.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve,” shkroi Rama në rrjetin social X.

Ai shtoi se Turqia është partner strategjik dhe Aleat i çmuar i NATO-s dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të Aleancës: “Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.”

Sulmi u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, ndërsa fragmentet e raketës ranë në qytetin e Gaziantepit pa shkaktuar viktima.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 64 raste të reja29 June 2020
Albin Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin21 June 2021
Policia i raportoi parregullsitë e fundit që ndodhën në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut31 October 2021