Nga Vendi
9 March 2026
Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizon mbrëmje iftari me ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Ambasada e Shqipërisë në Shkup ka organizuar një mbrëmje iftari me pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatikë, të rinjve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meidani theksoi se në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në iftar ishin të pranishëm edhe presidentët e parlamenteve studentore të Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Evropës Juglindore, përfaqësues të lëvizjes studentore dhe futbollistë të klubit Bashkimi.

“Në një mbrëmje iftari të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, mes miqsh dhe partnerësh u zhvilluan biseda të mira në një atmosferë respekti dhe miqësie”, ka shkruar Meidani.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit duke theksuar, “Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupin e tradhtojnë syzet, kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime?16 September 2021
“Hiq viq”, nisma kundër asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi 7 July 2021
Qendra e Re Klinike Ndan VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në: Përplasje për Lokacionin dhe Akuza të Ndërsjella12 June 2026