Nga Rajoni
10 March 2026
Më 10 mars 2007 përfunduan pa marrëveshje bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë

Më 10 mars të vitit 2007 në Vjenë të Austrisë përfunduan pa marrëveshje bisedimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për statusin përfundimtar të Kosovës. Takimi u zhvillua nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Në delegacionin e Kosovës morën pjesë liderët e atëhershëm Fatmir Sejdiu, Agim Çeku dhe Kolë Berisha, ndërsa në delegacionin e Serbisë ishin presidenti Boris Tadić, kryeministri Vojislav Koštunica dhe përfaqësues të tjerë të shtetit serb.

Pas përfundimit të bisedimeve, Ahtisaari shprehu keqardhje që palët nuk arritën një marrëveshje për statusin e Kosovës. Ai njoftoi se dokumenti përfundimtar lidhur me këtë çështje do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të muajit mars.

Disa ditë më vonë, më 15 mars 2007, bashkëpunëtori i tij Albert Rohan dorëzoi në OKB propozimin e njohur si Plani i Ahtisaarit, i cili parashihte pavarësinë e Kosovës si zgjidhje përfundimtare për statusin e saj.

Burimi: KultPlus.com



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Shpresoj që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut t'i hap negociatat me BE-në24 September 2025
Naser Ziberi: Rivalët maqedonas kanë frikë se një shqiptar mund të bëhet Kryeministër 3 July 2020
Zelensky: Ne duam paqe e Rusia na përgjigjet me granatime dhe sulme të reja 1 May 2025