Nga Vendi
10 March 2026
Aleanca për Shqiptarët Nderon 100 Gra për Kontributin e Tyre Profesional

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, Sekretariati për Barazi Gjinore i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, organizoi një aktivitet simbolik për vlerësimin e kontributit të grave në shoqëri. U shpërndanë Mirënjohje për Kontribut Profesional Jetësor për 100 gra të dalluara nga komunat Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Vrapçisht, Likovë, Çair, Gazi Babë, Saraj dhe Tearcë. Aktiviteti nënvizon rëndësinë e roli të grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë dhe Aleanca për Shqiptarët thekson përkushtimin e saj në fuqizimin e grave në çdo sferë të jetës publike dhe institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Taravari Selës: Kryetar, këdo që nxjerrim në Gostivar, e fitojmë BDI-në16 September 2021
Pal Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë28 June 2021
Lladrovci: S’ka bir nane që e lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica – as Vjosa e as Albini 5 July 2021