Nga Rajoni
11 March 2026
Presheva dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë ndërmjet ministrisë dhe Komunës së Preshevës.

Sipas Sinanit, ky memorandum synon të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional dhe të krijojë mundësi konkrete për mbështetjen e fermerëve, modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural në Preshevë.

Ajo ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të thelluar bashkëpunimin me komunën që drejton. “Falënderoj Ministrin Salla për përkushtimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Preshevës, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd për mbështetjen dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve institucionale”, ka theksuar Sinani.

Sipas saj, Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta që sjellin zhvillim konkret dhe mundësi të reja për fermerët dhe ekonominë lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Fazliu me akuza të forta, Drejtësia nuk ekziston, Rruga e Arbërit është vetëm ajo e Lëvizjes Arbëria27 February 2026
Zaev merr 6 milionë euro ryshfet, Boki 13 ditë më parë e konfirmoi (VIDEO)12 July 2020
Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa sot del sërish para gjykatës24 June 2021