Nga Vendi
11 March 2026
Besar Durmishi: Çmimet në supermarkete do të mbeten fer dhe të kapshme për qytetarët

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e supermarketeve të mëdha në vend janë diskutuar lëvizjet e çmimeve dhe situata aktuale në treg.

“Së bashku me përfaqësuesit e supermarketeve, ramë dakord që çmimet e produkteve duhet të mbeten në nivel fer dhe se nuk duhet të ketë rritje të reja të çmimeve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën dhe do të reagojmë sa herë që është e nevojshme”, tha Durmishi.

Ai shtoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk do të qëndrojë pasive në rast se krijohet presion i pajustifikuar mbi qytetarët dhe do të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni 2 August 2020
Takimi në Antalia, Ballkani Perëndimor diskuton integrimin në BE dhe bashkëpunimin rajonal18 April 2026
Arrestohet sepse u ankua për motin29 June 2021