ShowBiz
11 March 2026
Artisti kosovar Giesti arrestohet për armë pa leje në Prishtinë

Artisti i njohur kosovar Besart Kelmendi, i njohur nga publiku me emrin e artit Giesti, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të befasishëm që u zhvillua gjatë pasdites së sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”, ku forcat e rendit ndaluan këngëtarin dhe gjatë kontrollit konstatuan se ai posedonte një armë zjarri pa autorizim përkatës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari u dërgua menjëherë në stacionin policor ku u marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me origjinën e armës dhe mënyrën e mbajtjes së saj. Pas shqyrtimit të rastit dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është marrë vendimi që Besart Kelmendi të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Hetimet po vijojnë me intensitet të plotë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe brenda këtij afati kohor pritet që prokuroria të vendosë nëse do të kërkojë masa më të rënda sigurie nga gjykata kompetente në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë
Jehona e daljes deri në ora 15:00 është 34.22 për qind31 October 2021
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, nafta mbi 100 dollarë dhe alarm global për krizë energjetike31 March 2026
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë12 December 2025