Nga Vendi
12 March 2026
BDI paralajmëron rritje të çmimit të naftës nga e hëna, kërkon reagim urgjent të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur qytetarët nga një rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës që pritet të ndodhë nga fillimi i javës së ardhshme.

Në një reagim publik, nga BDI theksojnë se institucionet po vazhdojnë të injorojnë paralajmërimet dhe rreziqet që, sipas tyre, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në standardin jetësor të qytetarëve.

Sipas kësaj partie, të dhënat nga tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe parashikimet profesionale tregojnë se nga e hëna pritet një rritje e ndjeshme e çmimeve të karburanteve, gjë që mund të shkaktojë edhe shtrenjtim të produkteve dhe shërbimeve të tjera.

Nga BDI bëjnë thirrje që institucionet kompetente të shqyrtojnë propozimet e tyre të paraqitura ditë më parë, me qëllim që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset dhe të parandalohet një valë e re e rritjes së çmimeve.

Partia opozitare thekson gjithashtu se është e gatshme të mbështesë çdo vendim që mund të merret në Kuvend për të zbutur pasojat e krizës, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi qytetarët e Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq kritikohet për politikë të jashtme pa strategji dhe me rezultate të kufizuara29 March 2026
Big Mama i përgjigjet akuzave të daljes nga shtëpia e BBV me planifikim28 December 2021
Zelensky propozon takim me Putinin në G7, Rusia refuzon dialogun16 June 2026