Sport
12 March 2026
FFM hap procedurë disiplinore ndaj Vardarit pas derbit me Shkëndijën

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Vardarit për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen derbi të javës së 21-të kundër Shkëndijës.

Takimi u zhvillua në fushën kryesore të Qendrës Sportive “Petar Milloshevski”, pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa në fund të ndeshjes disa tifozë kanë hyrë në fushë. Ky incident mund të ndikojë në ndëshkimin e klubit me gjobë nga organet disiplinore.

Ndërkohë, Komisioni Disiplinor ka njoftuar edhe për pezullimin njëmujor të Toni Meglenskit, ndihmës trajner te Vardari, i cili është pjesë e stafit të trajnerit Goce Sedlloski.

Po ashtu, nga dy ndeshje pezullim janë shqiptuar për trajnerin e Sileksit, Aleksandar Vasoski, si dhe për ndihmësin e Muarem Muaremit te Rabotniçki, Shaban Sulejmani.

Në mesin e dënimeve është edhe futbollisti i Sileksit, Darko Dodev, i cili është pezulluar me një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e javës së 22-të kundër Vardarit.



Të ndryshme
Më shumë
Milaim Zeka: 1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante18 March 2022
Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale 2 July 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut19 August 2021