Nga Vendi
12 March 2026
Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e shtruar nga Edi Rama në Tiranë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, morën pjesë në iftarin e organizuar në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pjesëmarrja e tyre erdhi me ftesë të kreut të qeverisë shqiptare, i cili shtroi një iftar në kryeqytetin shqiptar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë mbrëmje, e cila mblodhi personalitete nga jeta politike dhe publike, u theksua rëndësia e muajit të shenjtë dhe vlerat që ai përcjell për besimtarët myslimanë.

Duke falënderuar për ftesën, Taravari u shpreh, “Faleminderit Edi Rama për ftesën dhe, mbi të gjitha, faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”.



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet pakti/ Vota e shqiptarit Dritan Abazovic shkon për rrezimin e Gjukanovicit31 August 2020
LSDM: Do ta formojmë Qeverinë e re, obligohemi të ofrojmë edhe më shumë28 July 2020
Meloni mbron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët dhe kritikon vendimet e gjykatave11 March 2026