Nga Rajoni
13 March 2026
Egzon Ibrahimi reciton Kuranin në Pallatin Presidencial turk me ftesë të Presidentit Erdogan

Recituesi Egzon Ibrahimi ka marrë pjesë në një iftar të organizuar në Pallatin Presidencial në Turqi, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë të shtruar në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, Ibrahimi ka recituar Kuranin para të pranishmëve.

Iftari i organizuar nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial mblodhi personalitete dhe të ftuar të ndryshëm, ndërsa atmosfera u shoqërua me momente të veçanta shpirtërore që lidhen me rëndësinë e këtij muaji për besimtarët myslimanë.

Pjesëmarrja e Egzon Ibrahimit në këtë aktivitet konsiderohet një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për angazhimin e tij në recitimin e Kuranit.



Të ndryshme
Më shumë
Studim: Helmi i nepërkës braziliane mund të bëhet mjet kundër koronavirusit 1 September 2021
Jehona e votuesve deri orën 11:15 është 9.38%19 October 2025
KSI-ja do të marrë vendim për masa kundër variantit Delta 5 July 2021