Nga Vendi
24 July 2020
Incident i armatosur tek “rruga e plastikave”, plagoset një person

Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me çrrastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë s diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të la se ç’po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja.

R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë. Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Investim strategjik në Deponia Rusino një hap i madh drejt menaxhimit modern të mbetjeve19 February 2026
Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror 9 July 2021
Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021